Zyrtare: Llapi transferon Klodian Nurin nga Shqipëria (FOTO)

Llapi ka vazhduar ta përforcoj skuadrën për sezonin e ri 2019/2020.

Klubi i udhëhequr nga Tahir Batatina, sot e ka prezantuar mesfushorin nga Shqipëria, Klodian Nurin.

23 vjeçari luan si mesfushor qëndror dhe ka nënshkruar kontratë 1 vjeçarre me Llapin.

Ai më herët ka luajtur për Besën e Kavajës, Dinamo Tiranë dhe në Elbasan.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të skuadrës së Llapit.