Zyrtare: Ja kur zhvillohet derbi Prishtina – Llapi (FOTO)

Edhe zyrtarisht Federata e Futbollit e Kosovës, ka vendosur për orarin e ndeshjes Prishtina – Llapi, e cila është ndeshja kryesore e xhiros së 31-të në Superligen e Kosovës.

Prishtina- Llapi, do të zhvillohet të shtunën me 11 maj prej orës 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë jetike për të dy ekipet, pasi cila humb i zbeh gjasat për titullin e kampionit shumë, mirëpo edhe barazimi do t’i prishte punë secilës.

Vetëm fitorja, do ta mban njërin ekip në garë për titull, të cilat aktualisht pas 30 xhirove i kanë nga 69 pikë, dy më pak se Feronikeli i cili është në vendin e parë.