Zyrtare: Inter transferon Sensin (FOTO)

Skuadra e Interit ka vazhduar me përforcime, pasi dje zyrtarizoi Diego Godinin dhe Valentino Lazaron, italianët edhe sot e kanë zyrtarizuar transferin e tretë.

Nën drejtimin e Antonio Contes Interi sot e ka zyrtarizuar Stefano Sensin nga skuadra e Sassuolos.

Sensi i ka kushtuar 5 milionë euro Interit, pasi është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit për 22 milionë.

Italiani luan në pozitën e qendër mesfushorit dhe pritet ta rrisë konkurrencën në skuadrën e drejtuar nga Conte.