Zyrtare: Gjilani transferon dy lojtarë nga Llapi (Foto)

Skuadra e Gjilanit sot ka zyrtarizuar transferimin e dy lojtarëve nga skuadra e Llapit, bëhet fjalë për Fiton Hajdarin dhe Kushtrim Shabanin.

Të dy lojtarët në sezonin vjeshtor janë paraqitur për skuadrën e Llapit.

Kushtrim Shabani është vetëm 22 vjeçar dhe luan në mesfushë.

Kurse Fiton Hajdari luan si sulmues i krahut dhe është 27 vjeçar.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020.