![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2019/07/Capture-6-e1562764963714.jpg)
Zyrtare: Drita përforcohet me sulmues nga Brazili (VIDEO)
10.7.2019 - 15:22
Drita sot e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Gilberto Fortunato.
31 vjeçari brazilian në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit Sport Boys në Bolivi.
Kujtojmë se Fortunato ka qenë edhe pjesë e Dritës për një sezon në vitin 2016, mirëpo u largua nga klubi pas një sezoni.
“FC Drita, unë u riktheva, por kësaj here për tu bërë kampion”, ka thënë Fortunato në prezantimin zyrtar të klubit.