Zyrtare: Drita e transferon Ilir Blakçorrin nga Llapi (VIDEO)

Skuadra e Dritës e ka zyrtarizuar Ilir Blakçorin si lojtarë të tyre nga skuadra e Llapit.

Gjilanasit prezantimin e mbrojtësit të krahut të majtë e kanë prezantuar përmes një video në Facebook, duke mos dhënë shumë detaje për transferimin e tij.

Blakçorri në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Llapit.

Ai më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Gjilanit.