Zyrtare: Bullgaria publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Bullgarisë do t’i zhvilloj dy ndeshje në muajin qershor në kuadër të fazës së grupeve për “Euro 2020”.

Bullgaria fillimisht do të luaj me Republikën e Çekisë me 7 qershor si mysafir.

Ndërsa tri ditë më vonë e pret Kosovën në Sofje.

Trajneri i Bullgarisë, Krasmir Balakov e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Kosova ndeshjen e parë për kualifikimet e “Euro 2020”, e kishte nisur ndaj Bullgarisë, ku kishte barazuar me rezultat 1-1, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 25 mars.