Zyrtare: Bayern Munich transferon Lucas Hernandezin nga Atletico Madrid (Foto)
27.3.2019 - 18:15
Bayern Munich ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin e krahut të majtë Lucas Hernandes nga Atletico Madrid.
Francezi 23 vjeçar Lucas Hernandez i ka kushtuar Bayern Munich 80 milionë euro.
Hernandes ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bavarezët.
Mbrojtësi i Atleticos do t’i bashkohet Bayern Munich me 1 korrik të këtij viti.
Lucas Hernandez luan me Atletico Madridin prej vitit 2007, duke kaluar në të gjitha moshat deri në ekipin e parë.
Mjekët e Bayernit kanë konfirmuar se në testet mjekësore kanë gjetur një lëndim të ri të francezit i cili do të operohet në mënyrë që të jetë gati për sezonin 2019/2020.