Zyrtare: Batshuayi rikthehet Chelsea pas formës së dobët tek Valenica

Sulmuesi belg i Valencias, assesi nuk po arrin të gjej formën e tij stabile dhe të rehatohet më një klub, pasi nuk po qëndron në një skuadër më shumë se një gjysmë sezoni apo gjashtë muaj.

Batshuayi në vitin 2016 u transferua tek skuadra e Chelseas nga Marseille për 39 milionë euro, dhe që prej atëherë nuk ka arritur të stabilizohet në një ekip, ku së pari është transferuar në Borussia Dortmund, e pastaj tek Valencia.

Drejtori sportiv i Valencias Mateu Alemany, sot ka konfirmuar se Batshuayi, do të rikthehet tek Chelesa, pas huazimit gjashtë mujor.

Michy në këtë sezon ka bërë 15 paraqitje në La Liga dhe ka zhgënjyer duke shënuar vetëm një gol.