Zyrtare: Atletico Madrid e transferon edhe një sulmues të Benficas (FOTO)

Atletico Madrid e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit të Benficas B Ivan Saponjic.

Transferi rekord i Atleticos para një jave ishte Joao Felix për 126 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i spanjollëve.

Sot klubi spanjoll ka njoftuar se e kanë transferuar Ivan Saponjic i cili në sezonin e kaluar kishte luajtur për Benfica B, duke i shënuar gjashtë gola në 26 ndeshje.

Kështu Atletico është duke e forcuar fazën e sulmit pas largimit të Griezmannit dhe largimit të mundëshëm të Diego Costas.