Foto: Arsenal/Twitter

Zyrtare: Arsenal huazon Denis Suarezin nga Barcelona (Video)

Arsenali edhe zyrtarisht e ka transferuar Denis Suarezin nga Barcelona.

Suarez është huazuar për gjashtë muaj te ‘Topçinjtë’, pasi te Barcelona nuk po arrin të gjej hapësira për lojë.

Denis Suarez është transferimi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të janarit, në  ditën e fundit të këtij mini afati kalimtar.

Mesfushori spanjoll në këtë sezon i ka luajtur vetëm dy  ndeshje në La Liga.