Zyrtare: Amir Rrahmani prezantohet te Hellas Verona (Foto)

Edhe zyrtarisht qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani iu është bashkuar ekipit italian Hellas Verona.

Rrahmani sot i ka kompletuar testet mjekësore te ekipi italian, pastaj e ka nënshkruar kontratën.

25 vjeçari i cili është transferuar nga Dinamo Zagrebi i ka kushtuar Veronës 2.1 milionë euro sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i Kosovës ka thënë se është një hap i madh për të që është transferuar në Hellas Verona.

“Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”, ka thënë Rrahmani.