Zyratare: De Rossi do të largohet nga Roma në fund të sezonit (VIDEO)

Legjenda e Romës Daniele De Rossi, do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas 18 viteve.

Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Romës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, se De Rossi do ta luaj ndeshjen e tij në fundit si vendas me fanellën e ‘Gjallorëve’ në stadiumin “Olimpico” me 26 maj ndaj Parmas.

35 vjeçari De Rossi,  nuk planifikon të pensionohet nga Roma, por do ta vazhdoj karrierën në ndonjë klub tjetër.

Mesfushori italian kishte debutuar me Romës në vitin 2001.

Ai deri më tani e ka veshur fanellën e Romës 615 ndeshje, duke i fituar dy Kupa të Italisë, një Supercoppa, dhe e ka zëvendësuar Francesco Tottin si kapiten kur ai nuk ka qenë në fushë.

Daniele po ashtu i ka luajtur 117 ndeshje për Italinë, duke e fituar Kampionatin Botërorë në vitin 2006.