Zidane dëshiron ta mbajë Marcelon në Real Madrid

Zinedine Zidane u zyrtarizua të hënën si trajner i Real Madridit, pasi francezi i la spanjollët në majin e vitit 2018-të.

Mbrojtësi brazilian Marcelo prej largimit të Zidane nga Reali nuk ka pasur performanca të mira te ‘mbretërit’, së pari me trajnerin Loptegui e pastaj me Solarin,

30 vjeçari shumicën e kampionatit ka qëndruar si rezervist.

Prandaj, mediat spanjolle e italiane, kanë shkruar se Marcelo dëshiron të transferohet në Juventus në afatin kalimtar të verës.

Por, sipas gazetës spanjolle ‘AS’,  Zidane e njeh mirë brazilianin dhe dëshiron ta mbajë në ekip.