Arber Zeneli duke e festuar golin e shënuar ndaj Azerbajxhanit / Foto: Atdhe Mulla. Kallxo.com

Zeneli: Secili futbollist po e pret me padurim ndeshjen ndaj Bullgarisë

Kosova sot ka zhvilluar stërivjen e radhës para ndeshjes ndaj Bullgarisë, të cilën do ta luaj të hënën prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Pas stërvitjeve për media është deklaruar njëri prej lojtarëve më të mirë të Kosovës, sulmuesi Arbër Zeneli.

Zeneli ka thënë se ndeshja me Bullgarinë i ka ndihmuar Kosovës që të hyj në ritmin e tyre. Ai poashtu shtoi se janë gati që të japin 100 përqindshin nga vetja e tyre ndaj Bullgarisë.

“Ndeshja me Bullgarinë është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj se miqësorja me Danimarkën na ka ndihmuar që të hyjmë në ritmin tonë. Ai gol i pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me danezët na ka zhgënjyer paksa, por atmosfera në kombëtare është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të përqendruar te dueli me bullgarët për të dhënë 100 përqindshin tonë“, ka thënë Arbër Zeneli.

Sulmuesi kosovar ka thënë se “Dardanët” në çdo loj e respetojnë kundërshtarin, por sipas tij edhe për Kosovën tashmë secila kombëtare po ka respekt të madhe për ta.

“Në çdo lojë që hyjmë kemi respekt për kundërshtarin, por edhe ata tashmë kanë respekt të madh për ne, ngase e dinë se çfarë ekipi kemi. Realisht kemi sulmues shumë të mirë dhe jemi të bashkuar si ekip. Secili futbollistë po e pret me padurim ndeshjen, sepse do të luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë të zjarrtë, prandaj emocionet janë të mëdha“, ka theksuar sulmuesi i Kosovës.