Zebra 3D në rrugët e Shkupit

Vendkalim 3 Dimensional për këmbësorët e Shkupit. Ky është një projekt–pilot, i cili mendohet të vihet në përdorim në disa rrugë të Shkupit, për të parandaluar aksidente të ndryshme komunikacione.

Forma 3 Dimensionale në vendkalimin e këmbësorëve janë vizatuar pranë muzeut bashkëkohor të Shkupit, shkruan tv21.tv.

Drejtori i rrugëve Senad Smajloviq, tha se këto vizatime krijojnë iluzionin optik te qytetarët. Thotë se vozitësve u lihet përshtypje sikur kanë pengesa në rrugë me çka ata e ngadalësojnë shpejtësinë e makinës.

Sipas Smajloviqit, kjo është një provë për të parë se do të funksionoj rritjen e sigurisë së rrugëve. Vija të tilla vendosen edhe në rrugën Boris Stefanov, ku para një jave pësoi një fëmijë. Përveç këtij aksioni nëpër rrugë është e paraparë vendosen radarë.

“Fillimisht do t’ia marrë vëmendjen, disa nga kureshtja, disa për të parë se çfarë është ajo, nëse është diçka e ngritur ose në atë stil. Ky është një stil modern dhe bashkëkohorë, të cilin duam ta implementojmë në qytetin e Shkupit. Ky ende është një projekt pilot, që e planifikojmë në dy tre vende për të parë si do të ndikojë. Implikime financiare për ndërmarrjen nuk ka. Ky është projekt nga vetëndërrmarrja”, tha Smailloviq.