Ylli amerikan i filmave Sean Penn ia huazon çmimin Oscar presidentit të Ukrainës

Në një video të postuar në llogarinë e Zelenskiy në Instagram, aktori amerikan i filmave Sean Penn, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, shihet duke i dhënë statujën e çmimit Oscar presidentit ukrainas Volodymir Zelensky.

Penn shpreh mirënjohjen e tij ndaj presidentit Zelensky me fjalët se “ky Oscar është për ju dhe se mund të jetë thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën.”

Në anën tjetër, Zelensky e falendëroi Sean për nderimin që i ka bërë duke e konsideruar statujën Oscars si një simbol të besimit në fitoren e Ukrainës.  

Penn ka fituar dy çmime Oscar për aktorin më të mirë, për filmat Mystic River në vitin 2003 dhe Milk në vitin 2008.

Ylli i Hollywoodit ishte në Kiev në shkurt të vitit 2022 ndërkohë që Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dhe ka mbetur i palëkundur në mbështetjen e tij për Zelenskiy.

Në shtator, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë tha se Pennit i ishte ndaluar hyrja në Rusi, së bashku me më shumë se një mijë shtetas të tjerë amerikanë, përfshirë Hillary Clinton, Ben Stiller dhe Morgan Freeman, por jo edhe ish presidentit Donald Trumpit./The Guardian