Xhudo, Fationa Kasapi fiton medaljen e argjendtë (Foto)

Xhudistja Fationa Kasapi e ka fituar medaljen e argjendtë  në kategorinë -57 kilogramë në Europan Cup që po zhvillohet në Zagreb për moshat U18.

Kasapi deri në finale i kishte shënuar pesë fitore të gjitha me Ippon, për në fund ka humbur.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Xhudos, Driton Kuka.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të Kukës.

“Medalja e parë zyrtare për një garuese të re ?
Fationa Kasapi e shkelqyeshme në Top A
European Cup në Zagreb U18 kategoria 57 kg
E argjendtë pas plot 5 fitoreve me Ippon në finale e nisi mirë me një hudhje por në fund e lëshoj koncentrimi …
Erza e 7 në Zagreb nuk ishte ajo që jemi mësuar ta shohim,performoj dobët!
Arbri poashtu nuk e dha maksimumin por ka të ardhme të mirë po besoj.
Kaq nga Zagrebi e Loriana po shkëlqen në Maroko pas pak lufton në finale të Grand Prix
Leutrimja në krye të detyres debuton si asistent Coach me medalje