Xherdan Shaqiri solidarizohet me Gjilanin pas aksidentit tragjik (Foto)

Aksidenti i sotëm tragjik në Gjilan, ku një kamion goditi për vdekje një qytetar dhe lëndoi 27 të tjerë, ka prekur shqiptarët gjithandej.

Qytetarët dhe institucionet kanë ngushëlluar familjen e të vdekurit dhe janë solidarizuar me të lënduarit.

E njëri ndër ta është lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili vjen nga komuna e Gjilanit.