Foto: Liverpool/Twitter

Xherdan Shaqiri shënon gol në fitoren e Liverpoolit (Foto)

Liverpool nuk po di të ndalet. Kësaj radhe e ka mposhtur Newcastlen me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, më golin e Dejan Lovren, të cilin e shënoi në minutën e 11’.

Pjesën e dytë skuadra e Jurgen Kloppit e nisi furishëm, pasi në minutën e 47’ e dyfishoi epërsinë me Mohamed Salah, nga penalltia.

Për rezultatin 3-0, shënoi Xherdan Shaqiri, në minutën e 79’.

Liverpool nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e katërt me Fabinhon në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Liverpool e ruan pozitën e parë me 51 pikë.