Xhaka tregohet i ashpër me serbin Dubajic (Video)

Arsenal sot e ka mposhtur Bate Borisovin me rezultat 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për Europa League.

Në këtë ndeshje startues luajti mesfushori kosovar Granit Xhaka, ku bëri edhe dy asistime duke bërë një paraqitje të mirë.

Pak minuta pa u mbyllur ndeshja, futbollisti serb Bojan Dubajic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit të Arsenalit, Nacho Monreal. Pas ndërhyrjes së serbit Dubajic, reagoi Granit Xhaka, iu afrua duke e shtyrë mjaft i nervozuar për startin e pakontrolluar.