Foto: Wolves/ Facebook

Wolves fiton me përmbysje ndaj Chelseas (Foto)

Wolvesi ka arritur të shkaktojë befasinë e xhiros së 15-të në Premierligën angleze duke e mposhtur Chelsean me rezultat 2-1.

Chelsea e nisi mirë pjesën e parë, ku në minutën e 18-të kaloi në epërsi me anglezin Lutus – Cheek.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë i pamë dy skuadra ndryshe, për dallim nga e para, pasi Wolves ndryshoi për të mirë e Chelsea për të keq.

Wolves e barazoi rezultatin në minutën e 59’ me Jimnez.

Vetëm katër minuta më vonë Jota e kaloi në epërsi Wolvesin, të cilën arritën ta ruajnë deri në fund.

Pas kësaj humbje Chelsea zbret në pozitën e katërt me 31 pikë.