Dr. Flutura Ismajli- Qosja / Gjinekologe

Këshillat e Mjekut: Infeksionet në shtatzëni, rreziqet dhe trajtimi - VIDEO

Shtatzënia është një periudhë shumë e rrezikshme për zhvillimin e infeksioneve pasi që sistemi imunitar te gratë shtatëzëna është më i ulët.

Gjatë kësaj periudhe gratë përjetojnë ndryshime hormonale, psikologjike e biologjike sipas gjinekologjikes  Flutura Ismajli-Qosja.

“ Infeksionet në shtatëzani shfaqen në çdo periudhë të shtatzënisë për shkak se deprimohen limfocitet dhe ndryshon flora bakteriale e vaginës “ thotë Ismajli Qosja.

Sipas saj është shumë e rëndësishme që këto infeksione të merren seriozisht për shkak se mund të rrezikojnë fëmijën por edhe shtatzënen.

“Infeksionet kanë një domethënie specifike në shtatzëni sepse këtu rrezikohet edhe nëna edhe fetusi, shkaktarët kryesorë janë ato që janë edhe jashtë shtatëzanisë, viruset, bakterie dhe protozoaret” tha ajo.

Ismajli- Qosja thotë se është e rëndësishme që infeksionet të dallohen për nga rrezikshmëria dhe kështu të meren më shpejt masa që parandalojnë rrezikun e abortit apo lindjes së parakohshme por edhe rreziqeve tjera që e kanosin nënën dhe fëmijën.

“Infeksionet më të rrezikshme ne i kemi përmbledh me një përkufizim që quhet torq kur futet, toksoplazmosa, hepatiti B, parvovirusi, treponema paridum, rubeolla, herpes simplex dhe citomegalovirusi”

Doktoresha shpjegon se varësisht se në cilën periudhë të shtatzënisë paraqiten infeksionet problemet mund të jenë të ndryshme.

“Fillimisht nëqoftëse kemi infeksion të rëndë dhe ndodhë deri në javën e 12 të shtatëzanisë atëherë mund të dëmtohet embioni duke shkaktu embriopati dhe vjen deri të aborti, nëse ndodhë pas javës së dymbëdhjetë të shtatëzanisë vjen te dëmtimi i fetusit ku shkaktohet fetopati inflamacion i cipave amionale pëlcitje e cipave amionale, lindje e parakohshme dhe pasoja të mëtutjshme me dëmtime të sistemin nervor qëndror “

Ndërsa për llojet e infeksioneve ajo thotë se ato janë të kategorive të ndryshme, ka të atilla të cilat sipas saj nuk e rrezikojnë as frytin e as nënën.

“Më tepër hasim në infeksione me kandidiazë ose kërpudha, infeksionet me kandidiazë nuk janë shumë të rrezikshme dhe janë të shpeshta të cilat shkaktohen nga përdorimi i antibiotikëve, intolerancë ushqimore, përdorimi i solucioneve aromatizuese dhe mbathjeve sintetike  të cilat nuk lejojnë ajrosjen dhe rritin temperaturën këto paciente kanë kryesisht skuqje, djegie, sekret të shtuar vaginal, ky infeksion nuk është i rrezikshëm për fetusit mund të shfaqen disa shenja të bardha pas lindjes të cilat trajtohen “
Doktoresha sygjeron që çdo grua të ketë kujdes gjatë shtatëzani dhe diagonistikim e këtyre infeksioneve të i’a besoj profesionistëve.

“Cdo grua që planifikon një shtatëzani dhe çdo shtatëzënë duhet patjetër të bëjë kontrolla të rregullta me gjinekologun e vet dhe patjetër t’i përmbahet këshillave dhe sygjerimeve të tij”