Aplikacioni Whats App

Whats App Jashtë Funksionit në Gjithë Botën

Përdorues të shumtë të Whats App raportojnë në rrjetet sociale se e kanë të pamundur të dërgojnë apo marrin mesazhe, tekst, foto apo video përmes këtij aplikacioni.

Në Twitter është përhapur me shpejtësi hashtagu “Whats App Down”, ndërkohë që është i paqartë shkaktari i këtij problemi.

Janë të paqarta përmasat e avarisë, por Whats App numëron mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes tyre. Asnjë reagim nga kompania deri tani. /21Media