Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/AFP

Vuçiq më mirë paqe sesa konflikt ku do kishim humbur

Në një intervistë për mediat Serbe  presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka folur për zhvillimet në Kosovë duke thënë se marrëveshjet do sjellin zgjidhje për dy palët.

“Ata të cilët flasin për konfliktin e ngrirë nuk e kuptojnë se ky është i paqëndrueshëm dhe që për çdo ditë do të shqetësoheshim nëse do të na sulmonin në veri, pastaj të qahemi për të vrarët e të zhvendosurit”, ka thënë Vuçiq.

Më tej, Vuçiq deklaroi për Ditarin e RTS-së se “synimi ynë parësor është paqja e stabiliteti, sepse më mirë ta ruajmë paqen, qoftë edhe me çdo çmim, sesa të bëjmë gabime dhe të futemi në konflikte të ashpra dhe të dalim pastaj humbës”.

Ai veç tjerash shtoi se qëllimi është t’i interesat shtetërorë të serbëve përfshirë sigurinë dhe të drejtën e shkollimit.

“Nëse do të ketë marrëveshje, do të kemi më shumë se që kemi tani”, premtoi Vuçiq,

Vuçiq, veç tjerash konstatoi se Serbia nuk komenton qëndrimet e Gjermanisë, por edhe të shteteve tjera, superfuqive botërore, të cilat kanë mbështetur dhe mbështesin Kosovën, që sipas tyre, njohja e Kosovës është çështje e kryer.

Ndër të tjera Vuçiq përmendi edhe Trepçën si një pozitë me rëndësi gjeostrategjike, duke shtuar se kjo megjithatë nuk do të thotë se Veriu është më i rëndësishëm se Rrafshi i Kosovës”.

Në fund, Vuçiq vlerësoi se për fat shqiptarët ishin të padurueshëm, sepse po të kishin pritur edhe nja 15 vjet, do të kishim një president dhe një kryeministër nga radhët e tyre.