Votuesi indian preu gishtin e tij pasi votoi partinë e gabuar

Një votues nga India thotë se ka prerë gishtin e tij tregues pasi kuptoi se kishte votuar për partinë e gabuar.

Pawan Kumar në një video që u bë virale tha se aksidentalisht përfundoi duke votuar partinë qeverisëse Janata, shkruan BBC.

Ai donte të votojë për një parti rajonale por ishte hutuar nga simbolet e shumta të makinës votuese.

Gishti tregues i çdo votuesi është i shënjuar me ngjyrë të pashlyeshme pas hedhjes së votës së tyre.

Ai hodhi votën e tij në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

“Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht”, dëgjohet Kumar duke thënë në video.

Ai i referohet simboleve të partive të shfaqura në makinën e votimit pranë emrit të secilit kandidat.