“Vizitori” i sistemit tonë diellor është kometë

Trupi qiellor i ardhur nga një sistem tjetër diellor, që e “vizitoi” sistemin tonë, u identifikua si një kometë.

Një ekip ekspertësh evropianë e prezantuan hulumtimin e tyre në një artikull të botuar sot në revistën “Nature”, të cilët treguan se pas shumë vëzhgimeve dhe studimeve, kanë ardhur në përfundim se trupi qiellor është kometë.

Ekspertët evropianë  kujtuan se teleskopët për herë të parë kanë vërejtur një objekt misterioz në formën e një puro brenda sistemit diellor.

Objekti që për një kohë të gjatë është quajtur si misterioz, është studiuar nga agjencitë  hapësinore, ndërsa nuk dihej prejardhja e tij dhe mënyra se si ka arritur që ta merr formën e një puroje./ 21 Media