Foto: RTV 21

Viti i Ri, Zgjidhja e Re për Ushqimin - Pi më Shumë Ujë

Duke iu referuar një rregulli të vjetër, ju duhet të pini tetë gota ujë në ditë (disa ekspertë rekomandojnë edhe më shumë). Kjo mund të duket një detyrë e tmerrshme në disa ditë, por këtu është truku, ju nuk keni pse e pini gjithë këtë ujë.

Afërsisht 20 për qind e konsumit të ujit në ditë vjen prej ushqimit, sidomos prej pemëve dhe perimeve.

Është shumë e rëndësishme të pini ujë sidomos gjatë stinës së verës, por gjithashtu ju mund ta shuani etjen tuaj me disa nga ushqimet hidratuese, të cilat përmbajnë ujë në 90 për qind të masës së tyre.

Trangujt

Përmbajtja e ujit: 96.7 për qind

Trangulli që ka përmbajtjen më të madhe të ujit, është perfekt për sallata, apo i prerë copë-copë. Po ashtu provoni ta përzieni me jogurt të papërpunuar, mente dhe copa akulli për ta bërë një supë trangujsh.

Marulla

Përmbajtja e ujit: 95.6 për qind

Kur temperaturat janë të larta përdoreni marullën brenda një sanduiqi apo në një sallatë të shëndetshme me mish pule.

Selinoja

Përmbajtja e ujit: 95.4 për qind

Legjenda urbane rreth selinos se ka kalori negative nuk është shumë e vërtetë, por është shumë e afërt.

Si të gjitha ushqimet që përmbajnë shumë ujë, selinoja ka shumë pak kalori, vetëm 6 kalori në kërcell. Por selinoja përmban acid folik, vitaminë A,C dhe K. Dhe duke iu falënderuar përmbajtjes së lartë të ujit, selinoja e neutralizon acidin e stomakut.

Rrepat

Përmbajtja e ujit: 95.3 për qind

Ushqimi që ju mban të hidratuar. Kjo perime duhet të jetë pjesë e sallatave tuaja gjatë stinës së pranverës dhe verës pasi ato janë të mbushura me antioksidantë.

Domatet

Përmbajtja e ujit: 94.5 për qind

Të prera në copa brenda sallatave apo brenda sanduiqeve të përziera me varietete të rrushit përbëjnë një ushqim shumë hidratues.

Shalqiri

Përmbajtja e ujit: 91.5 për qind

Është e dukshme që shalqiri ka sasi të madhe të ujit, por gjithashtu lëngu i shalqirit është një nga më të pasurit me likopen. Gjatë stinës së verës preferohet të përzihet edhe me ujë. Të prehet shalqiri në copa dhe të vendosen në një bokall uji e pastaj të mbushet me ujë dhe të mbahet i freskët në frigorifer.

Luleshtrydhet

Përmbajtja e ujit: 91 për qind

Të gjitha manaferrat janë ushqime të mira për hidratim, por lëngu i luleshtrydheve është më i miri nga to. Preferohet që luleshtrydhet të përzihen me jogurt të papërpunuar, një ushqim tjetër hidratues.