Villarreal shënon fitore të rëndësishme (FOTO)

Villarreal ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Girones, me rezultat 1-0.

Kjo fitore në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga, ‘Nëndetësen e verdhë’ e ka larguar nga zona e cila e dërgon në La Liga 2.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Chukwueze në minutën e 7’.

Fitorja e Villarreal vjen pas tri ndeshjeve, dhe xhiron e ardhshme luan si vendas ndaj Leganes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll Calleja Revilla pozicionohet në vendin e 15-të me 33 pikë.