Villa e mbretëreshës Elizabeth del në shitje

Villa e mbretëreshës Elizabeth në Maltë së fundmi ka dalë në shitje. Sipas mediave të huaja, “Villa Guardamangia” ka dale në shtije me çmimin prej 6 milionë euro ose 5.3 milionë paund.

Në këtë shtëpi Mbretëresha Elizabeth jetoi vitet e para të martesës së saj me Princin Philip që do të thotë nga viti 1949 deri në vitin 1951, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

Kjo shtëpi ka gjashtë dhoma gjumi, tre banjo, një dhomë të ndejës, si dhe dhomat e mysafirëve dhe të shërbëtorëve. /21Media