Nutricionistja Diola Dosti-Vaftiu: Foto: KALLXO.com

VIDEO - Ushqimi dhe sëmundjet

Më herët mjekët nuk janë preokupuar shumë me trajtimin e pacientëve edhe me ushqim të shëndetshëm paralelisht terapisë së caktuar.

Por tashmë në vitet e fundit ndërgjegjësimi është më i madh thotë nutricionistja Diola Dosti Baftiu.

Sipas saj, çdo ditë e më shumë ka studime të tregojnë lidhshmërinë e të ushqyerit me shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.

“Çdo ditë dhe më shumë ne kemi studime që tregojnë se sa të rëndësishme janë këto ushqime, duke u nisur që nga struktura molekulare e qelizave tona, po të shohësh në modelin e mozaikut fluid që përcakton e tregon se çka ka në membranat e qelizës për ta lidhur këtë me kërkesat e qelizat për ushqimet që na duhen nga jashtë. Pjesa më e madhe është e përbërë nga yndyrat, prandaj na duhet yndyra që të parandalojmë sëmundjet e ndryshme. Kemi edhe sasi të proteinave dhe akoma më pak praninë e karbohidrateve. Kjo tregon që duhet të konsumojmë 70 përqind yndyrë të shëndetshme, 20 proteina dhe 5 përqind sheqerna. Këtu është bërë dieta ketonike që është specifike për personat me sëmundje të ndryshme përfshirë edhe ato kancerogjene”, tha ajo.

Sipas Dosti- Baftiut është e rëndësishme të kontaktohet nutricionisti në mënyrë që pacienti me sëmundje të caktuar të ketë një ide të qartë se çka guxon të përdor pasi që mund të ketë në meny ushqime që interferojnë me barna.

“Zakonisht konsumimi i statinave – medikamenteve për uljen e tensionit në gjak dhe yndyrës mund të interferojnë me familjen e agrumeve, me lëngun e qitros apo të grejfrutit. Megjithatë unë gjithmonë them se pa hulumtuar, pa kërkuar se pse nutricioni është gjithmonë në përpunim e sipër dhe dalin informacione mbi interferimin e llojeve të ndryshme të ushqimit. Plus që në laborator prodhohen medikamente të ndryshme të cilat sigurisht për shkak të përmbajtjes së tyre mund të interferojnë me llojet e ushqimeve. Ose në rastin e gjëndrave tiroide kur një pacient vuan nga hipertiroidizmi kur gjëndra prodhon më shumë se që duhet jod nuk duhet të konsumojë spirulinën – krolenën që i përkasin botës bimore nënujore ato mund të interferojnë me ilaqet dhe nuk rekomandohen në sëmundjet e tilla. Por gjithmonë  nuk ka një dietë për gjithçka. Nutricionisti duhet të jetë i informuar për interferimin e ushqimeve midis medikamenteve të tjera”, tregon ajo.

Dosti- Baftiu tha se ushqimi i skarës duhet të eliminohet sidomos për personat që kanë probleme me aparatin e tretjes. Ndërsa tha se ndonjëherë edhe agjërimi është shumë i mirë për njerëzit që kanë problem me helikobakter pylori. Sipas saj agjërimi bëhet duke hequr dorë nga llojet tjera të ushqimeve dhe gjatë një dite të konsumohen vetëm fruta.