Era Istrefi

VIDEO- Publikohet kënga e kampionatit botëror të futbollit

Është publikuar videoklipi i këngës zyrtare të Kupës së Botës, Rusia 2018.

Kënga “Live it up” është bashkëpunim i Era Istrefit me dy artistë të suksesshëm botërorë, Nicky Jam e Will Smith dhe do të jetë himn i garës më të rëndësishme të futbollit, shkruan rtv21.tv.

Në videoklip Era shkëlqen teksa këndon këtë këngë përkrah yllit, Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga pa klip e publikuar në YouTube ka mbledhur mbi 15 milionë klikime.

Kampionati Botëror i Futbollit do të fillojë më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 korrik.