Kolinda Grabar - Kitaroviq në stadium duke ndjekur ndeshjen Kroaci - Danimarkë, Foto: Facebook/Kolinda Grabar - Kitaroviq

Video: Presidentja kroate në zhveshtore uron lojtarët për fitoren

Pas fitores së kombëtares së Kroacisë ndaj ekzekutimit të penalltive, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar -Kitaroviq, ka vizituar lojtarët në dhomat e zhveshjes për t’i uruar për kalimin në fazën tjetër të “Kupës së Botës 2018”.

Presidentja kroate, e veshur me fanelën e kombëtares hyri në zhveshtore dhe uroi e përqafoi trajnerin Daliq e lojtarët kroat të cilët e kualifikuan Kroacinë.

VIDIMO SE U SOČIJU! ??❤️?⚽️?

Publiée par Kolinda Grabar-Kitarović sur Dimanche 1 juillet 2018

 

Fituesi i ndeshjes Kroaci – Danimarkë nuk u përcaktua as në lojën e rregullt e as në vazhdime, pasi rezultati ishte i barabartë, 1 me 1.

Të dy golat u shënuan në 4 minutat e parë të pjesë së parë, me Danimarkën e cila e para e hapi rezultatin.

Në minutat e fundit të vazhdimeve, referi akordoi penalti në favor të Kroacisë por lojtari i Real Madridit, Luka Modriq nuk shënoi nga pika e bardhë.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, tre lojtarë të Danimarkës dhe dy të Kroacisë nuk arritën të shënojnë, me portierët e të dy kombëtareve që ishin heronjtë e kombëtareve të tyre.

Rakitiq shënoi penaltinë e fundit për Kroacinë duke e dërguar atë në çerekfinale, në mesin e 8 kombëtareve më të mira në botë.

Në fazën tjetër Kroacia do të ketë përballë kombëtaren nikoqire, Rusinë, e cila po ashtu pas ekzekutimit të penaltive e eleminoi Spanjën.