Bono Vox, U2

VIDEO - Legjendës së muzikës i ‘humb zëri’, ndërpret koncertin

Fansat e grupit të njohur muzikor U2 janë zhgënjyer në Berlin kur koncerti i këtij grupi u anulua për shkak se vokalistit, Bono i humbi zëri, raporton BBC.

Grupi irlandez kishte kënduar disa këngë gjatë koncertit kur këngëtari u kërkoi falje pjesëmarrësve në koncert.

“Mendoj se nuk mund të vazhdojmë. Nuk është e drejtë për ju”, tha Bono Vox.

Një deklaratë e grupit U2 e lëshuar pas anulimit të koncertit thotë se Bono ishte në gjendje të mirë para koncertit dhe se nuk e dinë se çka ndodhi me të gjatë këndimit.

Videon e këtij momenti mund ta shihni në këtë link.