(VIDEO) Kryeministri tregon pse i pëlqen këndimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se pse po këndon në paraqitje publike.

Kryeministri tha se ka filluar të këndoj gjatë kohës së luftës, ndërsa para luftës nuk ka kënduar.

“Unë këngën e kam fillu në luftë, se di a prej tutës apo trimërisë. Para lufte kurrë s’kam kënduar”, tha Haradinaj në konferencë për media.

Ai thotë se gjatë luftës e ka kënduar këngën “Ka po shkon moj zanë”, që t’i zgjojë nga gjumi ushtarët e tij.

“Në luftë e kam pasë me i çu prej gjumit, se s’kemi pas trumbetë apo alarm. Për me i çu prej gjumit e kam pas kangen “Ka po shkon moj zanë”, krejt ushtarët e kanë pas mërzi këtë kangë. Unë kurrë s’iu kam bërtit me u çu, po iu kam këndu ushtarëve edhe janë çu”, tha Haradinaj.

KALLXO.com ka nxjerrë disa prej rasteve ku Kryeministri Haradinaj ka kënduar në publik.

 

Përmbledhja e këngëve ku Ramush Haradinaj i këndon Kosovës