VIDEO: 89-vjeçari që shpërndan pica merr 12 mijë dollarë bakshish

Shpërndarja e picave mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar.

Megjithatë, Derlin Newey ka vazhduar ta bëjë këtë punë, falë të cilës së fundmi mori një baksish prej 2 mijë dollarësh.

Newey nuk po i besonte syve, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t`i dhënë paratë.

Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët.

Ai shpërndan pizza për Papa John’s për rreth 30 orë në javë, shkruan CNN.

Newey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension.

“Si mund të them ndonjëherë faleminderit? Nuk  di se çfarë të them”, u shpreh i moshuari i përfshirë nga emocionet.

Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi dhe një yll në rritje të TikTok-ut./21Media