Foto: CNN

Vetura Fluturuese për 1.5 Milion Dollar

Së shpejti ju mund të bëheni pronar i një veture fluturuese për 1.5 milion dollarë. Aeromobil është duke punuar për të lansuar në treg një veturë fluturuese plotësisht funksionale.

Merr më pak se tre minuta për t’u transformuar nga vetura në aeroplan. Është ndërtuar në Sllovaki dhe testimi i tij ka përfshirë 21 fluturime të ulëta dhe të larta.

Në serinë e parë të prodhimit do të lansohen 500 copë, ku secila prej tyre kushon 1.5 milion dollarë. Automjeti do të ketë një auto-pilot si për rrugën ashtu edhe për në qiell.

Komponentet e sigurisë përfshijnë një sistem të parashutës dhe strukturën e fibrave të karbonit.

Marrja e certifikatës dhe mungesa e infrastrukturës mund të jenë pengesa serioze për këtë veturë.

Vetura fluturuese mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 160 kilometra për orë në rrugë dhe 360 kilometra për orë në qiell.

Në rrugë, Aeromobil është e paisur me sistemin hibrid elektronik. Kurse në qiell gjeneratori e aktivizon motorët elektrik.

Kompania sllovake po planifikon që të lansoj modelet e para në vitin 2020.// cnn.com