Foto: Facebook

Vetëvritet Këngëtari i Linkin Park

Ka vdekur Chester Bennington, lideri i bandës së njohur Linkin Park.

Mediat amerikane njoftojnë se 41-vjeçari Chester Bennington ka vrarë veten në banesën e tij private në Palos Verdes në Los Anxheles.

Këngëtari është gjetur i varur nga shërbimet e emergjencës, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes.

Linkin Park u formua si bandë në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, që ishin gjimnazistë në atë kohë.

Chester Bennington iu bashkua bandës në mars të vitit 1999 dhe një vit më vonë banda kapi majat e suksesit me albumin alternativ rock, ‘Hybrid Theory’, i cili shiti mbi 4.5 milionë kopje vetëm në pak muaj.  Në vitin 2003 ata nxorën albumin ‘Meteora’ dhe menjëherë u renditën në majat e klasifikimeve në SHBA, Britani dhe Australi.

Benninkton ka lënë pas gruan dhe gjashtë fëmijë nga dy martesat e tij.

Anëtari i grupit, Mike Shinoda e konfirmoi lajmin për vdekjen e Bennington në Twitter: ‘Të shokuar dhe zemërthyer, por është e vërtetë, një deklaratë zyrtare do të dalë sa më shpejt që ne të kemi mundësi.’