Foto: FFK

Vedat Muriqi: Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi optimistë për këtë

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, është shprehur optimist për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës dhe Azerbejxhanit, ndeshje këto që i luan Kosova me 17 nëntor dhe 20 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të Ligës D.

Muriqi ka thënë se pret që Kosova të kualifikohet tutje, madje është shumë optimist për këtë.

“Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi shumë optimistë për këtë. Sonte kemi stërvitur vetëm një pjesë e lojtarëve, pasi ata që kanë luajtur dje nuk kanë qenë në këtë stërvitje. Në ditët e ardhshme do të jemi të kompletuar në stërvitje dhe besoj se do të arrijmë të përgatitemi mirë dhe ta arrijmë kualifikimin qysh në Maltë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi kundër Azerbajxhanit për festë. Sulmuesi gjithmonë matet me gola, pa marrë parasysh a ka luajtur mirë apo jo dhe kështu është kudo. Në ndeshjen e kaluar kundër Maltës jam angazhuar shumë dhe pas disa rasteve e gjeta edhe golin. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol sidomos në kombëtare. Rëndësi ka fitorja dhe të ecim përpara edhe si ekip edhe si shtet”, është shprehur sulmuesi shtatgjatë i Kosovës.