Vdes Super Mario i vërtetë

Mario Segale, ishte personi sipas emrit të të cilit është krijuar dhe i është vënë emri lojës “Super Mario”, ai vdiq në moshën 84 – vjeçare.

Segale ishte një ameriko-italian sipërmarrës shumë i suksesshëm nga Uashington i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, përcjell rtv.21.tv.

Super Mario në fillim ishte quajtur “Jumpman” deri sa Nintendo e Amerikës vendosi t’i gjente një emër më adekuat këtij karakteri dhe për nder të Mario Segales që i dha me qera një ndërtesë Nintendos, ata vendosen që ta quanin lojën sipas tij. Ai la pas vetes gruan e tij Donna, katër fëmijët dhe nëntë nipa e mbesa.

Gjithsesi seria e lojërave me “Super Marion” konsiderohet më e suksesshmja videolojë që është krijuar ndonjëherë.