Vdes këngëtarja e ‘Roxette’, Marie Fredriksson

Këngëtarja e grupit “Roxette”, Marie Fredriksson ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Vdekjen e këngëtares e ka konfirmuar menaxheri i saj, raporton BBC.

Ylli suedez arriti suksesin global në vitet 1990 me hitet si “The Look”, “Joyride”dhe “It Must Have Been Love”.

Në një deklaratë thuhet se këngëtarja ka vdekur të martën, 10 dhjetor pas një beteje të gjatë 17 vjeçare me kancerin.

“Ti ishe mikja më e mrekullueshme për mbi 40 vjet. Gjërat nuk do të jenë më kurrë njësoj”, ka thënë tha shoku i saj i grupit”, Per Gessle.