‘VAR’ vendimtar në eliminimin e Romës nga Porto (Foto)

Porto e ka mposhtur Romën me rezultat 3-1, vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Porto e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e 26’ kaloi në epërsi me Soares.

Roma e barazoi rezultatin në minutën e 37’ me De Rossin.

Në pjesën e dytë vendasit e shënuan golin i cili e çoi ndeshjen në vazhdime për rezultatin 2-1, pasi edhe ndeshja e parë e zhvilluar në Romë kishte përfunduar me rezultatin 2-1.

Porto golin e kualifikimit e shënoi nga penalltia në minutën e 117’ me mbrojtësin Telles.

Penalltia u dha pasi u shikua sistemi ‘VAR’.

Kështu Porto kualifikohet me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 4-3, ndaj Romës.