Van Dijk: Shaqiri ishte në një nivel tjetër

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit Virgil Van Dijk, ka folur pas triumfit fantastik ndaj Barcelonës, që e mposhtën me rezultat 4-0.

Holandezi tha se Divock Origi ishte i pabesueshëm në ndeshjen e mbrëmshme. Ai po ashtu ka thurur elozhe për Shaqirin, duke thënë se ishte në një nivel tjetër.

“Mendoj se Divocku ishte i pabesueshëm, e Shaqa ishte një nivel tjetër. Të gjithë kanë përgatitjen mentale për t’u zëvendësuar. Natyrisht se të gjithë kanë cilësi të ndryshme, por ato duhet t’i tregoni dhe këtë e treguan sot”, tha qendërmbrojtësi për Liverpoolfc.com.

Ai po ashtu e ceki se të gjithë duhet të ndjehen krenar, sepse secili lojtarë i Liverpoolit pati rol në fitoren e Liverpoolit.

“Të gjithë mund të jemi krenarë sepse të gjithë patën rol në fitore”, tha holandezi Virgil van Dijk.

Liverpool u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve, pas triumfit 4-0, në ndeshjen e kthyese ndaj Brcelonës, duke i eliminuar spanjollët me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Skuadra e Jurgen Kloppit, do të përballet me fituesin e ndeshjes Ajax –Tottenham që zhvillohet sonte prej orës 21:00.