Foto: Valenica/Twitter
Valencia e njofton Realin e Zidanes me humbje (Foto)
03.4.2019 - 23:35
Valencia ka shënuar fitore minimale me rezultat 2-1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Estadio de Mestalla” në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 35’ me Guedes.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e dytë ‘lakuriqët’ e shënuan në minutën e 83’ me qendërmbrojtësin Garay.
Reali e ngushtoi epërsinë në minutën e 90+3’ me Karim Benzeman.
Valencia pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e pestë me 46 pikë.
Ndërsa Reali në të tretin me 57 pikë.