Vajzat, Kosova në grup me Holandën,Turqinë e Rusinë

Kombëtarja e Kosovës e Futbollit për vajza, sot i ka mësuar emrat e kundërshtarëve për Kampionatin Evropian 2021, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Kosova do të jetë në Grupin A, së bashku me Rusinë, Slloveninë, Turqine dhe Estoninë.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Rusisë dhe Kosovës, pasi nuk dihet se a do ta lejoj Rusia kombëtaren tonë ta luaj ndeshjen në Rusi, apo do të luhet në ndonjë vend neutral.

Kualifikimet do të mbahem në Angli dhe do të fillojnë më 26 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 27 tetor 2020.

Kampioni Evropian 2021, do të mbahet në korrik në vitin 2021 në Angli.