Foto: Getty Images/BBC

Vajzat e ShBA-së kampione të botës në futboll

Kombëtarja e ShBA-së në kategorinë e vajzave është bërë kampione e botës pasi në finale ka mposhtur kombëtaren e Holandës me rezultat 2 me 0.

Golat për ShBA-në i kanë shënuar Megan Rapinoe përmes një penalltie në minutën e 61 dhe Llavelle Rore në minutën e 69.

ShBA e ka dominuar ndeshjen si në posedimin e topit edhe në tentimet për gol dhe në pasime.

Para se të kalonte në finale, ShBA kishte mundur Spanjën, Anglinë dhe Francën me rezultat të njëjtë 2 me 1.

Ky është titulli i katërt i kampionit të botës në futboll për vajzat e kombëtares së ShBA-së. Ato e kanë fituar kupën e botës më 1991, 1999 dhe 2015.

ShBA ka shënuar 26 gola gjatë këtij kampionati, më shumë se çdo kombëtare tjetër në histori të këtij turneu.