Ushtaraku në Garë për Gjakovën

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Fazli Hoxha kandidat i Nismës për Kosovën për Komunën e Gjakovës ka shërbyer si ushtar para përfshirjes në politikë.

Zoje Hoxha, bashkëshortja e kandidatit foli lidhur me angazhimin e burrit të saj në ushtri.

“Gjatë luftës u kanë i veshur ushtar dhe ka vazhdu deri në vitin 2014 në ushtri”, tha ajo.

Ajo po ashtu tregoi për të mirat materiale që i posedon familja.

“Në Tërmjen e kemi shtëpinë dhe gjashtë hektarë tokë, kurse në Prishtinë tre ari, këtu në Gjakovë banojmë me qera, banesë. Pasuria është në emër të babait së Fazliut”, tha ajo.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.