Ushqimet për një jetë më të gjatë

Antioksiduesit luftojnë sëmundjet kundër plakjes, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Ka ushqime që, nëse i hani ato rregullisht, mund të zgjasin jetëgjatësinë.

Shkenca ka gjetur se, për shembull, antioksiduesit luftojnë sëmundjet kundër plakjes, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Natyra ofron një sërë ushqimesh të shëndetshme dhe të shijshme, të tilla si frutat e arrave, hudhrat, domate … Ju vetëm duhet t’i konsumoni ato rregullisht.

Çokollatë e errët – Është plot me flavonoide dhe antioksidues që veprojnë kundër inflamatorëve dhe mund të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut. Hulumtimet tregojnë se inflamacioni i lidhur me plakjen dhe ushqimet antiinflamatore mund të jetë çelësi për një jetë më të gjatë.

Brokoli – Këto perime janë të pasura me komponime të tilla si sulforafanë, të cilët mund të parandalojnë fillimin e kancerit. Një studim tregoi se njerëzit që konsumonin brokoli në një dietë të rregullt jetonin më gjatë se ata që nuk i konsumonin.

Frutat e arrave – Është vërtetuar se vetëm një grusht arra mund të zgjasë çdo ditë jetën. Frutat e arrës reduktojnë rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe kanceri.

Panxhari – Është i pasur me betain, një lidhje, e cila po ashtu ka veti kundërinflamatore.

Domatja – Është e pasur me vitaminë C dhe përmban sasi të madhe të likopenit antioksidues. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i domateve ul rrezikun nga disa lloje të karcinomave, sëmundjeve kardiovaskulare dhe osteoporozës.

Frutat e malit – Dredhëzat, boronica dhe manaferrat janë shumë të shijshme, por gjithashtu janë të pasura me sasi të mëdha të antioksiduesve që ndihmojnë në luftimin e plakjes dhe mbështesin funksionet e trurit.

Spinaqi – Është provuar se konsumi ditor i spinaqit mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së aftësive njohëse. Studiuesit këtë ia atribuojnë vitaminës K, gjë që e bën këtë perime të rëndësishme.

Ulliri – Yndyrat e ngopura që përmban ky vaj ndihmojnë në luftimin e rënies së aftësive njohëse për shkak të plakjes.

Salmoni – Ky lloj peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3. Hulumtimet kanë treguar se ai mbron nga rënia e aftësive njohëse dhe zvogëlon inflamacionin./21Media