UEFA tregon se si Milot Rashica i bëri ‘horë’ lojtarët e Bullgarisë (VIDEO)

Kosova të hënën e mposhti Bullgarinë me rezultat 3-2, në Sofie, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Në këtë ndeshje Milot Rashica ishte njeriu i ndeshjes, duke bërë lojë të mrekullueshme të cilën e kurorëzoj me një gol dhe asistim.

UEFA sot ka kujtuar momentin e Milot Rashicës kur i ka bërë “horë” lojtarët e Bullgarisë, duke e zgjedhur si driblimin e ditës.