Ilustrim: Pixabay

UEFA ndëshkon Bullgarinë për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen me Kosovën

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke – të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit – për shkak të racizimit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e lëshoi urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Bullgaria do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor.

Rumania po ashtu u urdhërua të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA konstatoi se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar.

Një tjetër rast racizmi kundër Letonisë u hodh poshtë. (REL)